23-09-2020

Liria s’ndalet, i shkruan edhe Lazios, kërkon para nga transferimi i Muriqit

Vedat Muriqi gjatë ditës së djeshme është zyrtarizuar si lojtarë i skuadrës italiane Lazio.

Muriqi u transferua nga Fenerbahçe te Lazio.

Lazio i ka paguar Fenerbahçes 18 milionë plus dy milionë tjerë bonuse për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

26 vjeçari nga Prizreni ka qenë lojtar i Lirisë deri në vitin 2013 kur iu bashkua Teutës së Durrësit.

Skuadra prizrenase, Liria i ka shkruar letër Lazios, duke ia bërë me dije se dëshiron para nga transferimi i Muriqit, sipas rregullave të FIFA-së.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të FC Liria:

Liria zyrtarisht i shkruan Lacios

Në letër mes tjerash theksohet, se Vedat Muriqi ka dalur nga KF Liria.
Lidhur me këtë, Lacios i është kërkuar, që Liria të përfshihet në shumën që i takon në këtë transfer sipas rregullores mbi transferimin e lojtarëve.

Më poshtë letra në gjuhën shqipe dhe angleze, drejtuar klubit të Lacios.

I dashur Presidenti i Klubit Lazio,

I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Së pari pranoni përshëndetjet tona sportive nga klubi i futbollit Lira nga qyteti i Prizrenit, Kosovë.

Arsyeja pse po ju shkruajmë juve ka të bëjë me transferimin e fundit të klubit tuaj për lojtarin Vedat Murici nga klubi i futbollit Fenerbahçe.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se futbollisti Vedat Murici, është një lojtar që është rritur dhe zhvilluar si futbollist nga akademia e shkollës sonë të futbollit.

Vedati Murici, ka luajtur në klubin tonë për herë të parë si një futbollist profesional (bashkangjitur ju keni kontratën e tij me klubin tonë të verifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës) për të vazhduar karrierën e tij të bujshme në Shqipëri dhe më pas në Turqi.

Pas konsultimeve me Federatën tonë të Futbollit dhe njohës të mirë të rregullave të FIFA-s po ju shkruajmë zyrtarisht, që gjatë procedurave të transferimit për lojtarin midis SS Lazio dhe Fenerhbahce SK, duhet të merrni parasysh gjithashtu kompensimet për klubin tonë gjithmonë sipas rregullave të parashikuara nga FIFA.

Si provë që lojtari në fjalë është rritur dhe doli si futbollist nga klubi ynë, ju mund t’i gjeni bashkangjitur këto prova:

  1. Kontrata profesionale e lojtarit me klubin tonë
  2. Pasaporta e lojtarit, lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës
  3. Letër konfirmimi nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Shpresojmë që ju të merrni në konsideratë kërkesën tonë zyrtare, dhe duke përdorur personat kompetent për transferime nga klubi juaj, përveç detyrimeve të transferimit për KF Fenerhbahce, të përmbushni edhe detyrimet e parashikuara nga rregullat e FIFA-s për Klubin tonë.

Ndjehuni te lire te kontaktoni me Federaten e Kosoves.

Duke ju uruar një kampionat të suksesshëm, ju dëshirojmë shëndet dhe fat.

Asnjë koment

Comments are closed.