25-04-2024

Liridon Balaj ftohet tek kombëtarja A për herë të parë

Sulmuesi i njohur kosovar, Liridon Balaj është ftuar nga trajneri i kombëtares, Bernard Challandes për ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor. Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Burime të sigurta të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Liridon Balaj është ftuar për këto ballafaqime nga Challandes.

Liridon Balaj është pjesë e klubit Aarau që nga viti 2019, pas transferimit në Zvicër nga Besa e Pejës.

Balaj në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares U-21, por jo edhe tek kombëtarja A.

Në këtë sezon, Balaj ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 9 asistime. /GazetaBlic Sport/

Asnjë koment

Comments are closed.