23-11-2024

Lirohet nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni, Xhemshit Krasniqi

Pas vuajtjes së dënimit, sot është liruar nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së nga Prizreni, Xhemshit Krasniqi, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Për lirimin është njoftuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryeziu ka postuar foto nga pritja që i është bëtë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Krasniqi ishte arrestuar në tetor të vitit 2015, ndërsa një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, e kishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar ndaj tij, më vonë u ndryshua  me 7 (shtatë)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.