23-11-2024

Lista e pasurive të konfiskuara të Klement Balilit, i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Klement Balilit, i cili njihet si “Eskobari i Ballkanit”.

GJKKO ka vendosur që të sekuestrojë 17 apartamente në qytetin e Sarandës, me sipërfaqe nga 40 m2 deri në 91 m2.

Lexo edhe:

Prizreni nën mesatare edhe për kujdesin primar shëndetësor (Dokument)

Po ashtu, është sekuestruar edhe një truall me sipërfaqe 1716.91 m2, në qytetin e Sarandës, si dhe objekti “Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve” 4+1 kate. GJKKO, Balilit i ka sekuestruar edhe një truall tjetër me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës.

Konfiskim bëhet me qëllim kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40 për qind.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi:
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë
– Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili & CO” shpk
– Objekti “Ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1,923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili & Co” shpk
– Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili & Co” shpk.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:
– Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 67 m2
– Apartament me sipërfaqe 91 m2
– Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 57 m2
– Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 57 m2
– Apartament me sipërfaqe 67 m2
– Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 67 m2
– Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
– Njësi me sipërfaqe 120 m2
– Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
– Apartament me sipërfaqe 66 m2
– Apartament me sipërfaqe 67 m2
– Apartament me sipërfaqe 72.5 m2

Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Tiranë. /TCH/

Asnjë koment

Comments are closed.