Liverpool kundër sheikëve, refuzon 2 milionë euro
Ka edhe nga ata që mund t’i thonë jo një Sheiku. Këto ditë është duke bërë shumë zhurmë refuzimi i madh që ju bë nga ana e pronarëve amerikan të Liverpoolit, propozimit prej 2 miliard eurosh që i bëri Khaled Bin Zjed Al Nehajan, për të marrë mazhorancën e aksioneve të klubit anglez.
Sipas mediave britanike kushëriri i sheikut më të njohur Mansur, pronarit të Manchester City, ka marrë një përgjigje JO, për ofertën rekord që kishte bërë për të blerë klubin e Premier League.
Grupi amerikan që menaxhon Liverpoolin ka sqaruar edhe njëherë se kërkon vetëm ortak në minorancë për të konsoliduar bazat ekonomike të klubit./TCH