Liverpooli “shkel” ndjekësin e parë në tabelë për të ikur larg në krye
Liverpool bën edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
“Të Kuqte” e Anglisë mundën në udhëtim Leicester Cityn, me rezultat 0-4, në kuadër të Premier Leagues.
Djemtë e Jurgen Klopp pasi ditë më parë fituan Botërorin e Klubeve, sot, mundën edhe Leicesterin, duke arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Firminho më dygolësh dhe Milner e Arnold, më nga një gol, shënuan për fitoren e Liverpoolit, e cila tani ka 52 pikë në krye të tabelës, 13-të më shumë së Leicester City që është e dyta.