Luana Vjollca dhe Bujar Qamili publikojnë këngën “Mi dhe flakë mallit tim”
Pothuajse ka kaluar një vit prej kur Luana solli projektin “Benzina”.
Pas këtij projekti, ajo ishte përkushtuar në moderim dhe kishte lënë pas angazhimet në muzikë, shkruan lajmi.net.
Por, ajo është rikthyer tani me këngën më të re dhe si befasi për fansat është në duet me Bujar Qamilin, këngë të cilës ia ka shoqëruar edhe videoklipin.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe, ajo vjen tejet atraktive në klipin e këngës, që është version i ri i këngës së kënduar më parë pikërisht nga Bujari.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Mi dhe flakë mallit tim” nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca./zeri.info/