23-11-2024

Luhatet koalicioni i LDK-së me LVV-në dhe Nismën Socialdemokrate në Prizren

Publikimi i listës së kandidatëve të propozuar për drejtorë dhe zv.drejtorë shkollash në Prizren ka krijuar pakënaqësi te njëri prej partnerëve të koalicionit qeverisës lokal.

Drejtues të Degës së LDK-së, kanë bërë të ditur se pas këtij zhvillimi janë të detyruar që të shqyrtojnë vazhdimin apo jo të koalicionit në nivel lokal, me LVV-në dhe Nisman Socialdemokrate, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas shpalljes së emrave për drejtorë shkollash, por jo vetëm ky rast, po e imponojnë nevojën e diskutimit së pari brenda Degës së LDK-së, nëse eksperimenti i parë në Kosovë i bashkëqeverisjes VV-LDK-Nisma të vazhdojë apo të përfundojë”, ka shprehur qëndrimin në rrjetet sociale kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli.

Komuna e Prizrenit të premten pak para përfundimit të orarit të rregullt të punës në ueb faqen e saj ka publikuar listën me kandidatët e propozuar për drejtorë dhe zv.drejtorë shkollash.

Komisioni për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve në Drejtorinë e Arsimit, ka bërë vlerësimin e kandidatëve dhe ka propozuar kandidatët. Në shkollat SHML “Lorenc Antoni”, SHML “Luciano Motroni”, SHFMU “Meto Bajraktari” në Reçane dhe SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, procesi i zgjedhjes së drejtorëve do të përsëritet…

Asnjë koment

Comments are closed.