Vetëvendosje ka reaguar për shkak të tepricës buhxetore të mjeteve të Komunës së Prizrenit, duke e vlerësuar këtë si dështim të sërishëm të kryetarit Totaj, raporton Gazeta e Prizrenit.
Komunikata:
Miliona euro të pa shpenzuara në Komunën e Prizrenit. E njëjta histori sikurse vitin e kaluar!
Shaqir Totaj dështon edhe kësaj radhe të e shpenzoj buxhetin e komunës në të mirë dhe për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Miliona euro mbesin të pa shpenzuara!
Afër 9 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2022.
Afër 7 milionë euro të buxhetit të komunës shkuan në suficit ( nuk u shpenzuan ) në vitin 2023.
Në mungesë të projekteve, për dy vite, afër 16 milionë euro u dëmtua qytetari i Prizrenit nga qeverisja e papërgjegjshme e kryetarit Shaqir Totaj.
Shaqir Totaj, kryetar i dështimeve! / Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Prizren: LDK kundër familjarizmit dhe korrupsionit në Komunë