Ndonëse ekipi mysafir ishte më i mirë në pjesën e parë, duke realizuar tri goditje brenda kornizës së portës, portieri nga Maqedonia e Veriut, Hadis Velii, nuk lejoi që të tundej rrjeta e tij.
Në pjesën e dytë, skuadra e Malishevës u duk më e organizuar duke rrezikuar disa herë, dhe në minutën e 67-të, Etnik Brruti realizoi për 1-0.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Loja e kthimit luhet javën tjetër në Mal të Zi. /Klankosova.tv