Malisheva dikur e “pushtuar” nga koronavirusi: Sot ka vetëm 36 raste aktive dhe qëndron në zonën e gjelbër
Komuna e Malishevës në zonë të gjelbër me numër të vogël të të infektuarve me covid-19.
Dikur ishte epiqendër e virusit korona. Por, tani qendra e qytetit të Malishevës është mbushur përplot njerëz.
Këtë e konfirmon edhe drejtori i Shëndetësisë Liridon Hoti.
Hoti shton se gjithë situata është përmirësuar fal disiplinës së qytetarëve të kësaj komune.
Edhe qytetarët e Malishevës thonë se në krahasim me fillim të pandemisë, situata tani është mjaft e qetë. Por, me këtë gjë nuk po pajtohet asamblisti i LVV në kuvendin komunal të Malishevës Alban Krasniqi.
Krasniqi thotë se raste pozitive në komunë ka shumë por se po bëhen pak testime.