02-11-2024

Malisheva e gatshme për fushatën e korrje-shirjeve

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka udhëhequr mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ku nga raportet e drejtorëve u njoftua për zhvillimet e javës që kaloi dhe me punët e kryera në terren.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, raportoi për përgatitjet që janë bërë në Komunën e Malishevës, për fushatën e korrje- shirjeve simbas planit operativ, që shumë shpejt edhe në komunën tonë do të filloi, ku këtë vit me të lashtat vjeshtore janë të mbjellura afro 3700 hektarë, me grurë, elb, dhe sipas ekspertëve rendimentet për hektar me grurë, priten të sillen deri në 4000- mijë kilogram.

Kurse Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaqi, theksoi se sot fillon intervistimi për drejtorë të shkollave në Komunën e Malishevës, por jemi edhe në vazhdën e punëve për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018, trajnimet që kemi filluar për mësimdhënësit dhe përgatitjet për fillim viti shkollor 2018/2019.

Në vazhdim të raportimeve , Liridon Hoti, nga drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se “Deri më tash janë thumbuar afro 881 qytetarë nga rriqrat , por fatmirësisht, nuk ka të infektuar si dhe pritet të filloi këto ditë edhe faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave publike.

Edhe drejtorët tjerë raportuan sipas planeve dhe projekteve që kanë kryer brenda kësaj periudhe dhe pritën që në vazhdim të realizohen edhe projekte në infrastrukturën rrugore, kanalizime, renovime shkollash, trotuarësh, poashtu në kulturë projekti për bashkatdhetarët që do të realizohet më, 30 dhe 31 korrik dhe përgatitjet për Festivalin Folklorik “Oda e Llapushës” .

Asnjë koment

Comments are closed.