23-11-2024

Malisheva kërkon heqjen e karantinës

Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së Covid-19 dhe tani atje mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me Malishevakoronavirus në Malishevë dhe Komitetit Emergjent ku është kërkuar që Ministria e Shëndetësisë ta largojë karantinën e vendosur për tërë territorin e kësaj komune, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet.

Në këtë takim njëherit iu bë thirrje subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.

Kjo komunë njofton se vendimet dhe kërkesat erdhën, pas shqyrtimit të situatës me pandemi në në këtë komunë, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.

Asnjë koment

Comments are closed.