Malisheva mbetet prapa në luftë për titull, ja tabela e Superligës
Skuadra e Malishevës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Dukagjinit e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan mysafirët me anë të Merlakut në minutën e 53’të.
Në minutën e 80’të, ekipi vendas fitoi një penallti dhe në gol e shëndrroi futbollisti më në formë momental, Drilon Hazrollaj.
Ky barazim nuk i konvenon aspak ekipit të Malishevës, pasi mbëtët mbrapa në luftë për titull, me 49 pikë, pesë pikë më pak se lideri Llapi (54)./Indeksonline/