Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik. Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation dhe MAPL-së.
Në njoftimin e komunës, thuhet se bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti do të kushtoj mbi 114 mijë euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar DEMOS është 77. 964 euro, ndërsa pjesën tjetër Komunës e Malishevës.
Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës.