Malishevë: Babai e rrah djalin veç pse i pastroi dhëmbët në kuzhinë, ndalohet për 48 orë
Në një familje në fshatin Dragobil në Malishevë, Policia arrestoi një 50-vjeçar, që dyshohet për dhunë në familje.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktimë është një i mitur, ndaj të cilit ka ushtruar dhunë babai i tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim.
Për pasojë, djali ishte larguar nga shtëpia, derisa Policia intervenoi dhe u zbuluan të gjitha detajet e asaj që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari e kishte rrahur djalin pasi i njëjti i kishte pastruar dhëmbët në kuzhinë, veprim ky që e mllefosi dhe plasi sherri.
Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të njëjtit dhe inicimin e rastit ndaj tij nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”./GS