26-11-2024

Malishevë: Babai ia merr të birit paratë e ndihmës sociale, ia lidh duart dhe e sulmon

Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në Malishevë, Prokuroria ka filluar hetimet ndaj një 45-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë,) dyshohet se e ka sulmuar djalin dhe më pas ia ka lidhur duart, pas një mosmarrëveshje për disa të holla. Sipas deklaratës së djalit të tij, ai e ka goditur, pasi i biri ia kishte kërkuar paratë që i takonin dhe i kishte marrë si ndihmë sociale.

Përveç që ia mori paratë me arsyetimin se nuk mund t’i menaxhoj, babai ushtroi edhe dhunë ndaj të birit. Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor palët.

I dyshuari është intervistuar para hetuesve dhe ka dhënë deklaratën e tyre në lidhje me rastin. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për dhunë në familje.

Asnjë koment

Comments are closed.