25-04-2024

Universiteti i Prizrenit do të mbajë akademi përkujtimore për profesorët Zajmi e Kiseri

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” do të mbajë akademi përkujtimore për vdekjen e Prof. Dr. Yll Zajmi dhe Prof. Dr. Vedat Kiseri.

Referuar njoftimit, akademia përkujtimore do të mbahet të premten nga ora 11:30 në Amfiteatrin e madh në Kampusin e Universitetit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Prof. Dr. Yll Zajmi

Profesor Kiseri ishte mësimdhënës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet “Ukshin Hoti” në Prizren. Kiseri më herët ishte Shef i Degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë në UP, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren, mbi themelet e së cilës është ngritur Universiteti “Ukshin Hoti”.

Profesor Zajmi ishte profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe njëri ndër themeluesit e saj. Në disa  mandate ishte zëvëndësdrejtor kurse në një mandat edhe drejtor i shkollës. Disa mandate ka qenë udhëheqës i katedrës (degës) së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Punoi edhe në Fakultetin e Edukimit.  Ai ndërroi jetë të martën

Mund të jetë një imazh i 1 person
Prof. Dr. Vedat Kiseri

Edhe Yll Zajmi edhe Vedat Kiseri njihen si doajenë të arsimit jo vetëm në Prizren, por edhe në tërë Kosovën dhe për shkak të punës, angazhimit dhe veprave të tyre kanë gëzuar respekt të lartë në qarqet akademike dhe ato arsimore. Vdekjen e tyre, qytetarët e Prizrenit e kanë quajtur si humbje të madhe. Kiseri ndërroi jetë në fillim të shtatorit.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.