25-04-2024

Bekë Berisha kërkon që Rrahman Jasharaj të merret në mbrojtje nga policia

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar urgjentisht të bëhet zgjidhje për të siguruar transportin për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se së fundi ka hasur në policë e ushtarë duke pritur nëpër stacione të autobusëve.

Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, Berisha ka kërkuar nga institucionet e sigurisë po ashtu që ta marrin në mbrojtje kreun e sindikatave, Rrhaman Jasharaj.

Ai ka thënë se dikush po tenton që problemet me grevën të nxirren jashtë dhe kjo çështje të politizohet.

Asnjë koment

Comments are closed.