21-11-2024

Malishevë: Financohet rregullimi i disa rrugëve

Qeveria do të  mbështes financiarisht  rregullimin e disa projekteve të infrastrukturës rrugore.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë nënshkruar  në Prishtinë, memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Malishevës.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Ministria e Infrastrukturës do të financoj ndërtimin (asfaltimin) e rrugëve në lagjen Hoti në Malishevë, pastaj rrugët në fshatrat Gollubovc, Stapanic-Kijevë, lagjen Binish në Banjë, Kërvasari, Carrallukë dhe rrugë në lagjen Zogaj në Bellanicë.

Sipas marrëveshjes ndërtimi i këtyre rrugëve ka një kosto prej rreth 355 mijë euro.

Po ashtu në këtë marrëveshje, parashihet edhe ndërtim i rrugës Rud-Sfërk, e cila parashihet të kushtoj rreth 420 mijë euro.

Ndërsa është bërë edhe plotësimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës, për asfaltimin e rrugës Llapçevë-Ujëvarat e Mirushës, vlera e së cilës është 185 713 euro, e po ashtu është plotësuar edhe marrëveshja tjetër për asfaltimin e rrugës Mleqan-Plloqicë, e cila një kosto prej 138 125 euro.

 

Asnjë koment

Comments are closed.