21-11-2024

Malishevë: Shtabi komunal i pakënaqur me mënyrën e dezinsektimit

Ditë më parë, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike, si  masë parandaluese në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Mirëpo, gjatë inspektimit të kësaj fushate, shtabi komunal për menaxhimin e kësaj situate, ka shprehur pakënaqësi lidhur me këtë formë të dezinsektimit.  Këtë fazë të dezinsektimit, është duke e bërë Ministria e Bujqësisë.

Në një komunikatë të Komunës së Malisshevës, thuhet se gjatë inspektimit të sotëm të dezinsektimit në Pagarushë, shtabi komunal, i prirë nga nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha, ka dhënë vërejtje të shumta lidhur me mënyrën e realizimit të dezinsketimit. “Madje, shtabi komunal, paralajmëron ministrinë përkatëse dhe operatorin, se nëse në ditët në vijim nuk respektohen  vërejtjet e dhëna sot, do të ndërpritet kjo mënyrë e realizimit të dezinsektimit”.

Sipas shtabit komunal, i përbërë nga Berisha, drejtori komunal i shëndetësisë Liridon Hoti dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Valon Gashi, që sot kanë inspektuar dezinsektimin, kanë gjetur këto probleme: mosprezenca e personit zyrtar të përcaktuar nga ministria për realizimin e dezinsektimit, mos publikimi i kontratës për realizimin e këtij projekti me rëndësi për banorët e Komunës së Malishevës, spërkatja e zonave larg vendbanimit dhe në vende jo të duhura, mos dezinsketimi i oborreve, çakordimi i grupeve për spërkatje në terren, si dhe largësia e madhe mes grupeve, e rrjedhimisht me këtë po mbesin edhe hapësira të dezinsketuara.

 

Asnjë koment

Comments are closed.