05-05-2024

Malishevë: Vetura godet këmbësorin e bën për spital

Në fshatin Stapanicë të Malishevës raportohet se një person përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 18:20.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.