Manchester City mposhtë Realin, Juventusit nuk i mjafton vetëm Ronaldo

Manchester City dhe Lyoni janë kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester City e ka mposhtur 2-1 Real Madridin në ndeshjen e kthimit të 1/16 dhe kështu ka eliminuar klubin spanjoll me rezultat të përgjitshëm 4-2, shkruan Reporteri.net

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan për ‘Qytetarët’ në këtë përballje, derisa golin e vetëm për Realin e shënoi Karim Benzema.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sonte Juventusi e ka mposhtur Lyonin me rezultat 2-1,

Por, pavarësisht kësaj ‘Zonja e Vjetër’ është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi rezultati i përgjithshëm nga dy takimet është 2-2 dhe francezët kalojnë tutje shkaku i golit që e kanë shënuar si mysafir.

Ronaldo shënoi dy gola sonte për Juven, derisa golin e vetëm për Lyonin e shënoi Depay, që në fund del të jetë edhe i kualifikimit.

Kështu, çifti i radhës çerekfinal është përcaktuar sonte me Manchester Cityn që do të përballet me Lyonin. /Reporteri.net/