Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para
Disa ngarkesa mandarina me pesticide nga Shqipëria janë kthyer prapa nga disa shtete të BE-së për shkak se ato kanë rezultuar me pesticide. Mandarinat shqiptare kishin rezultuar me pesticidin Chlorpyrifos dhe Phosmet, që shkaktojnë dëme që nga sistemi nervor e deri në kancer.
Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim” thuhet në përgjigjen e AUV për Indeksonline.