Marrëveshja afër përmbylljes, Gjermania do të njohë patentë-shoferët e Kosovës
Njohja ndërkombëtare e patentë shoferëve të Kosovës, mbetet ende sfidë qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet e ndryshme evropiane.Patentë shoferët e lëshuar në Kosovë, në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen, dhe si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton.
Kjo temë është diskutuar së fundmi edhe në takimin që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte dy ditë më parë me homologun gjerman, Heiko Maas.
Gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila u tha se është afër përmbylljes.