05-05-2024

Masat e reja: Hiqet ora policore dhe lirime edhe për gastronominë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCovid19.

Sipas vendimit, në sektorin e Gastronomisë mund të punojnë në orar të rregullt – pa kufizime.

Me vendimin e Qeverisë, lokalet iu kthehen “rregullave të tyre” të orarit.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim.

Klientët duhet të jenë të vaksinuar së paku me dy dozat ose dëshmi se personi ka kaluar Covid19 në 90 ditët e fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.