25-11-2024

Materiale promovuese për zgjedhje nëpër vetura dhe fëmijë me flamuj të partive (FOTO)

Lexues të portalit  “GazetaePrizrenit.net” kanë dërguar disa foto në të cilat shihet se aktivistë të subjekteve të ndryshme politike kanë vendosë posterë të kandidatëve  për deputetë, nëpër vetura, shtylla elektrike dhe hapësira të tjera publike,  këto janë vërejtur në lagjen Ortakoll, në rrugën Remzi Ademaj, etj.

Nuk dihet nëse këto kanë edhe leje përkatëse. Materialet janë të Vetëvendosjes, LDK-së, PDK-së.

Po ashtu nuk lejohet që edhe fëmijët të jenë pjesë e fushatës zgjedhore.

Sipas PZAP është e dënueshme vendosja pa leje paraprake në prona publike dhe ato private të materiale propaganduese të subjekteve politike me mesazh promovuese.

Në të tilla raste, varësisht nga vlerësimi që bën PZAP, shqiptohet dënimi në të holla ndaj subjekteve politike./GazetaePrizreneit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.