08-05-2024

Kelemendi: LDK-ja, PDK-ja dhe VV-ja kanë shkatërruar perspektivën e Prizrenit

“Edhe në Prizren sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, Fjala nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Kryetari Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigrojë. Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

Sipas njoftimit, kryetari i Fjalës Kelmendi tha se “jemi në njërin ndër qytetet më të rëndësishme të trevave shqiptare, qytet që ka dhënë kontribut në mbarë historinë tonë, por fatkeqësisht partitë e pasluftës e kanë fundosur Prizrenin, edhe LDK-ja edhe PDK-ja dhe së fundmi Vetëvendosja e kanë shkatërruar perspektivën e qytetarëve të Prizrenit, ndërsa vullneti i qytetarëve të Prizrenit, bizneset vogla dhe të mëdha të Prizrenit e kanë mbajtur gjallë Prizrenin, përderisa këto tri parti kanë fundosur dhe kanë instaluar shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Ne si parti Fjala dënojmë fuqishëm çdo veprim që drejton drejt korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne mbesim të përkushtuar që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ta fillojmë pikërisht nga politika kosovare e cila dhjetëfishoj pagat e politikanëve, dhe e cila degradoj jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Kelmendi.

Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputet nga Prizreni: Hasim Shtërbani, Besart Elezi dhe Guner Altiparmak.

Asnjë koment

Comments are closed.