26-04-2024

Mbahet në Prizren turneu ndërkombëtar i karatesë” Kupa e Lidhjes Prizrenit” (video)

Në Palestren e Sporteve në Prizren, dje  është mbajtur për të gjashtën herë me radhë turneu tradicional i karatesë “ Kupa e Lidhjes së Prizrenit”, organizuar nga klubi i karatesë “ Komandant Drini”.

Për të 6-ën herë me radhë në Prizren, klubi i karatesë “ Komandant Drini”, është organizator i turneut tradicional në këtë sport “ Kupa e Lidhjes së Prizrenit”.

Elona Kolgeci, karateiste e mirënjohur dhe pjesë e stafit organizator, tha se fal një përkushtimi maksimal kemi arritur të përgatitemi sa më mirë për mbarëvajtjen e këtij turneu, në të cilin po marrin pjesë rreth 400 karateistë të grupmoshave të ndryshme nga 6 shtete.

Edhe komisari i garave nga Federata e Karatesë së Kosovës, Ismail Fazliu, tha se ky turne është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti dhe se organizimi është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Nga Zvicra enkas për këtë turne kishte ardhur karateistja e re, Donita Elshani, së bashku me të atin, Dautin, dhe u shprehen shumë të lumtur që ndodhen në Prizren dhe marrin pjesë në këtë ngjarje sportive me karakter ndërkombëtar.

Ndryshe, ky turne i cili është në kalendarin e garave të Federatës së Karatesë së Kosovës, është ndër më masoviket por edhe më cilësorët jo vetëm në vendin tonë./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.