27-11-2024

Mbante lokalin hapur gjatë orës policore në Prizren, procedurë pronarit  

Ndaj pronarit të një lokali në Prizren është iniciuar procedurë,  pasi  gjatë 24 orëshit të kaluar është zënë duke punuar përtej kohës së paraparë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

“Prizren  05.08.2020-23:25. Gjatë patrullimit policia ka vërejtur se një lokal ishte duke punuar jashtë orarit të përcaktuar sipas vendimit të Qeverisë. Lidhur me rastin është intervistuari dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit i është iniciuar procedurë dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Mbështetur në raportet zyrtare të Policisë, që nga fillimi i epidemisë, herë pas herë në Prizren është raportuar se janë hasur lokale, të cilat nuk kanë respektuar  dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, pasi kanë punuar përtej kohës së rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.