02-12-2020

Dëmet që do t’i vuajmë si shoqëri sipas Avdylit nga COVID-19

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ditë më parë u shërua nga COVID-19, përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Facebook, ka folur rreth dëme që do të sjellë pandemia.

Ai thotë se këto dëme do të jenë afatgjate dhe do t’i vuajmë me vite si shoqëri.

Ky është postimi i plotë:

Përveq humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë

,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë
3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
4. trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerzë asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
9. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur nê botë virtuale jo reale por tē padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshem per tu kyqur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore.

Asnjë koment

Comments are closed.