23-04-2024

Mbi 1.300 tiketa për kundërvajtje, afro 300 për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 289 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.

11 persona u arrestuan, gjashtë persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar një mijë e 318 tiketa trafiku./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.