25-04-2024

Mbi 100 delegatë në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Rahovec

Sot, mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Rahovec, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari dhe organet udhëheqëse të degës.

 

Mbi 100 delegatë të zgjedhur nga procesi zgjedhor i brendshëm nëpër nëndegë, si dhe mysafirë të tjerë do të marrin pjesë në kuvend.

 

Referuar njoftimit të degës së AAK-së, në Kuvend pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, që njëherësh është kryetar i AAK-së.

 

Kuvendi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Mentor Zyberaj” në Rahovec, në orën 18:00.

 

Asnjë koment

Comments are closed.