03-11-2024

83 infermierë konkurrojnë për një vend pune në Lubizhdë të Prizrenit

Një interesim jashtëzakonisht të madh kanë shfaqur infermierët shëndetësorë për të punuar në Lubizhdë e qytetit, pasi për një vend pune në listën e ngushtë janë përzgjedhur 83 konkurrues,  transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

Kjo do t’ia vështirësojë punën komisionit përzgjedhës, qw duhet të vendosë për një konkurrencë kaq të madhe, ndërsa intervistat me gojë janë caktuar për javën e ardhshme.

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka bërë të ditura rezultatet e testit me shkrim të mbajtura me 26.05.2018 nga konkursi i hapur i Drejtorisë së Shëndetësisë për pozitat Infermier/e e Përgjithshme në Shërbimin Urgjent, për atë në Lubizhdë të Qytetit, Reçan dhe Lubinjë e Epërme.

 

Për 4 vende për pozitat e shpallura, Infermier/e në Shërbimin Urgjent të Prizrenit janë përzgjedhur 94 aplikues. Nëse llogaritet një mesatare, del se më shumë se 23 persona kanë konkurruar për një vend pune në këtë pozitë’.

 

Për të njëjtën pozitë në Reçan janë përzgjedhur 17 aplikues, ndërsa në këtë konkurs më së paku interesim ka pasur për pozitën e infermierit  në Lubinjë e Epërme, në të cilin komisioni do të ketë më së paku punë, pasi do të klasifikojë njërin nga tre konkurrentët.

 

Sipas njoftimit zyrtar, në intervistë me gojë ftohen vetëm kandidatët të cilët kanë fituar mbi 50 pikë në testimin me shkrim.

 

Kandidatët mund të kenë qasje në verifikimin e testit të tyre me shkrim sipas kohës dhe vendit të caktuar nga njoftimi i QKMF-së.

 

Sipas zyrtarëve, në rast të pikëve të barabarta në intervistën me gojë, do të merren parasysh disa përparësi për grupe më të margjinalizuara, përfshirë edhe persona që kanë familjarë me nevoja të veçanta apo familjar dëshmor.

 

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni kandidatët e përzgjedhur, sipas numrit personal dhe pikët e fituara të të gjithë kandidatëve nënshtrues të testimit me shkrim, si dhe kohën e caktuar për intervistën me gojë për kandidatët e suksesshëm./gazetaeprizrenit.net /

Rezultatet e testit me shkrim dhe oraret e intervistave per kandidatet per infermiere 30mars2018

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.