20-04-2024

Publikohet gabimisht lista finale e Gjermanisë

Pas publikimit aksidental të 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në Botërorin në Rusi, edhe përfaqësuesja e Gjermanisë ka bërë gabimin e njëjtë dhe është kuptuar lista përfundimtare e “Die Mannschaft” për Kupën e Botës.

Gjermania momentalisht është e grumbulluar në Itali, në qendrën stërvitore “Appiano”, ku po kryen përgatitjet për Botërorin. Pjesë e skuadrës janë 27 futbollistë, ndërsa në ditët në vijim 4 prej tyre do të kthehen në shtëpi, pasi në listën përfundimtare nuk lejohen më shumë se 23.

Gjithsesi Joachim Low duket se i ka bërë zgjedhjet e tij, pasi Federata Gjermane e Futbollit publikoi pa dashje sot listën përfundimtare të përzgjedhësit të “Die Mannschaft”.4 futbollistët që mbeten jashtë nga 27 të grumbulluarit janë: portieri Kevin Trapp (PSG), mbrojtësi Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), mesfushori Sebastian Rudy (Bayern Munich) dhe sulmuesi Nils Petersen (Freiburg).

Oliver Bierhof, i cili ka pozitën e drejtorit sportiv në përfaqësuesen e Gjermanisë, është irrituar nga publikimi i listës finale.“Ky duhet të ketë qenë një lapsus. Unë do ta gjej menjëherë shkakun e daljes së listës, sepse kjo më bën të jem mjaft i inatosur.

Të gjithë lojtarët kanë lënë një përshtypje të madhe dhe ky është një vendim shumë i vështirë. Një natë para shpalljes së listës përfundimtare do të ketë një bisedë mes komitetit teknik dhe ditën tjetër lojtarët do të jenë të informuar”, ka thënë Bierhof.Gjermania bashkë më Suedinë, Meksikën dhe Korenë Jugore, janë pjesë e grupit F, kurse “Die Mannschaft” ndeshjen e parë në Kupën e Botës e zhvillojnë më 17 qershor kundër Meksikës./zeri.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.