02-11-2024

Balaj kritikon komunën për inkasim të dobët të të hyrave vetanake

Sherife Balaj, anëtare e Kuvendit Komunal (KK) nga radhët e PDK-së në opozitë, ka kritikuar komunën e Prizrenit për siç ka thënë inkasim të dobët të të hyrave vetanake, që krahasuar me vitin paraprak, sivjet janë më të pakta për gati 30 % nga planifikimi, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas saj, të hyrat komunale në vitin 2017 për periudhën janar- mars kanë qenë të arkëtuara në vlerën 1.697.3778 € ose 27.82 % prej planifikimit, derisa në të njëjtën periudhë të këtij viti janë arkëtuar 1.197.849 € apo vetëm 14.75 % prej planifikimit.

Çështjen e inkasimit, Balaj e ka ngritur edhe gjatë mbledhjes së fundit të KK-së, para dy dite.

“Krejt ky muhabet i bie që qeverisja aktuale është mangut me mbledhjen e të hyrave komunale për 449.529 € ose 29.43% ma pak se vitet e kaluara”, ka thënë Balaj, derisa ka rekomanduar qytetarët të mos presin realizime të projekteve për këtë vit.

“Me këtë ritëm që kanë filluar të qeverisjes, ndoshta as përgjatë krejt mandatit s’do të ketë realizime të projekteve”, ka thënë ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.