Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren parasheh të regjistrojë 2.080 studentë, në afatin e parë të studimeve themelore -Bachelor, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj, në vitin akademik 2018/19, do të hapet të hënën, më 9 korrik 2018.
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë kandidatët të cilën kanë kryer shkollimin e mesëm në vend, apo edhe jashtë tij.
Zyrtarë pranë UPZ-së thanë se konkursi do të jetë i hapur për disa profile studimore, në kuadër të fakulteteve që funksionojnë në universitetin publik të Prizrenit: