25-04-2024

Pesë të vdekur në një aksident në Biraçë të Suharekës, tre fëmijë

Aksident i rëndë komunikacioni në Biraqë të Suharekës. Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Prizren, Hazir Berisha, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta në magjistralen Suharekë-Duhël.

 

“Në këtë aksident kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

 

Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi. Policia ka njoftuar se më vonë do të raportojë për informata të tjera rreth rastit tragjik.

 

Asnjë koment

Comments are closed.