29-04-2024

Mbi 300 persona ushqehen gratis në Prizren

Mbi 300 persona të cilët jetojnë në kushte të rënda sociale në Prizren ushqehen nga Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, shefi i partisë së tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, janë pritur sot nga kryetari i shoqatës, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në facebook, Haskuka ka thënë se në këtë projekt humanitar për çdo ditë janë të përfshirë 309 persona, të cilët nuk kanë kushte.

“Nga afër pamë angazhimin e tyre humanitar shumë të vlefshëm”, ka shkruar kryetari.

 

Asnjë koment

Comments are closed.