02-05-2024

Mbyllen bastore ilegale në fshatra të Prizrenit (foto)

Hapja e bastoreve ilegale nëpër fshatra të Prizrenit, ka shqetësuar disa nga banorët e atjeshëm, të cilët kanë njoftuar Komunën. Për këtë janë mbyllur disa lokale të identifikuara si të tilla, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në njoftim, thuhet se Komuna e Prizrenit ka pranuar ankesa në qendrën e thirrjeve nga qytetarët, të cilët kanë raportuar për hapjen e bastoreve ilegale, por nuk është konkretizuar se për cilat fshatra bëhet fjalë.

“Komuna e Prizrenit ka marrë masa duke i përcjellur të gjitha rastet tek zyra e Administratës Tatimore e Kosovës, përkatësisht në departamentin e lojërave të fatit.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe asistimin e Drejtorisë së Inspektorateve, është realizuar aksioni i inspektorëve të ATK-së, me ç’rast janë mbyllur lokalet e identifikuara si bastore ilegale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.