30-11-2024

Mbytet një turist serb në Durrës

Një 43-vjeçar ka mbetur pa shenja jete në bregdetin e Durrësit.

Policia shqiptare njofton se turisti serb ka ndërruar jetë sot (e martë) në mesditë.

Shtetasi serb me inicialet M.S (43 vjeç) është mbytur në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Asnjë koment

Comments are closed.