Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë
Nga pamjet e Euronews bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta, raporton Euronewsalbania.

Si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



