25-09-2020

McManaman: “Nëse Guardiola do të bënte atë që ka bërë Zidane, njerëzit do i thurnin këngë”

Steve McManaman e njeh mirë Real Madridin dhe Liverpool. Ish-lojtari i të dyja skuadrave analizon finalen e Championsit dhe mbi të gjitha, përulet me nderë për cilësitë e ish-bashkëlojtarit Zinedine Zidane, si në aspektin kur luante ashtu edhe tani kur trajnon. Në një intervistë të dhënë për The Legraph dhe Daily Mail, Steve McManaman vlerëson se meritat për këtë sukses i takojnë Zizous.

Meritat e Zidane: ”Nuk i japin meritat e mjaftueshme. Mori një ekip me shumë vështirësi dhe jo-funksional. Lojtarët nuk ishin të kënaqur para se të vinte ai dhe tani ai ka fituar dy Champions. Nëse diçka të tillë do të bënte Guardiola, njerëzit do i thurnin këngë dhe do i këndonin nga çatitë.”

Si ishte të stërvitesh me të: ”Njerëzit harrojnë se sa i mirë ishte ai. Gjithmonë ka momente me lojtarët e mirë. Dalin në stërvitje, luajnë dhe pastaj bëjnë diçka që t’i thua ‘Wow!’. E shikon teksa ndalon topin që vjen nga qielli apo bën një trik dhe bërtet pasi ka marë një pasim. Dhe duket sikur sapo është zgjuar, sepse për të ishin krejt normale. Ishin këto gjëra të vogla që ai i bënte dhe ishin shumë bukur për t’i parë.”

Nuk ndalet së fituari: ”Imagjinoni të fitoni Championsin tre herë.. Me të gjithë këto para që qarkullojnë në futboll, Zidane ka shpenzuar pak, është realisht e jashtëzakonshme. Galaktikët? Kjo nuk ka ndodhur që kur Zidane ka shkelur aty. Dhe vazhdon njëjtë: trofe, trofe, trofe. Është e jashtëzakonshme.”

Profili i ulët: ”E kuptoj që disa trajner nuk ndalen së qeni provokativ; e kam përjetuar këtë kur luaja me Vicente Del Bosque. Nuk ishte një që fliste shumë apo ndonjë super arkitekt që vlerësonte seancat stërvitore, por mbante skuadrën të lumtur dhe të gjithë e dinin se ku ishin. Nuk e ndjente nevojën të jepte urdhëra që tregonin autoritet. Ua la këtë liderëve, lojtarëve Spanjoll, që i bënin të gjitha këto. Zizou duket sikur ka marë të njëjtin fokus.”

E ardhmja e Zidane: ”Nuk jam duke thënë që do të kenë një vit madhështor, por me këta super-yje, disa prej tyre më të mirët në historinë e futbollit, kanë nevojë për një personazh special, që administron mirë. Zizou duhet të jetë gjithmonë aty, pavarësisht se çfarë ka arritur.”/rmadridalbania/

Asnjë koment

Comments are closed.