12-10-2024

Malishevë:  Shprehet shqetësim rreth masave për parandalimin e etheve

Duke u bazuar në raportimet e organeve zyrtare, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Malishevë,  në takimin e sotëm,  ka shpreh shqetësimin për mos realizim të plotë të masave në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Kjo siç është thënë në njoftimin e komunës, për shkak se nga niveli qendrorë është shënuar vonesë e madhe në realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në raport me luftimin e EHKK.

Pas prezantimit të planit vjetor të punës të KKSB-së, plan i cili është prezantuar nga koordinatori Halit Mazreku, anëtarët e KKSB-së, me dy plotësime të tjera, e kanë rekomanduar këtë plan pune, të shqyrtim dhe miratim nga ana e Kuvendit të Komunës.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.