23-11-2024

Me ndarjen e çmimeve mbyllet festivali ‘Doku Fest 2024’

 

Në Prizren u mbyll edicioni i 23-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “Dokufest” , i cili tashmë ka një reputacion të lartë ndërkombëtar, që përfshiu 103 filma garues, të cilët konkuruan në 8 kategori të ndryshme.

Regjisorja Norika Sefa e ka fituar çmimin për filmin më të mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “Dokufest”, me filmin e saj “Like a sick yellow”, shkruan Telegrafi.

Në kategorinë e filmave ballkanikë ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka.

Çmimin për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër e ka fituar filmi “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.

Çmimin e publikut e ka siguruar filmi “Afterwar” i Birgitte Straermoses.

Këtë vit, Dokufesti e ka shënuar edicionin e 23-të.

Përgjatë nëntë ditëve janë shfaqur 249 filma, prej të cilëve 109 kanë garuar në 10 kategori.

 

Asnjë koment

Comments are closed.