Me “Sofrën gurbetçare“, Zhuri do ta shënojë edhe 70-vjetorin e AKV “ Emin Duraku”
Organizatorët e koncertit “ Sofra gurbetçare” në Zhur, thonë se janë të gatshëm që kjo ngjarje kulturore të ketë mbarëvajtje të suksesshme.
Drejtori artistik i koncertit “ Sofra gurbetçare”, Hajdar Elezkurtaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë ngjarje e cila do të organizohet në Zhur me datën 02 gusht me rastin e shënimit të 70 vjetorit të AKV “ Emin Duraku”.
Ai tha se pjesë e këtij koncertit do të jenë organizma të ndryshëm artistik të cilët pritet të prezantohen me program cilësor, ndërsa veçori do të jetë shtruarja e sofres me gatime tradicionale, në respektim të mërgimtarëve, theksoi ai. Drejtori Elezkurtaj, thotë se një aktivitet i tillë është tejet simbolik, karshi kontributit që kanë dhënë mërgimtarët para , gjatë dhe pas luftës për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Ai tha se në përvjetorin e kremtimit të 70 vjetorit të AKV “ Emin Duraku”, është shqetësues fakti se ende nuk është funksionale Shtëpia e Kulturës, si pasojë e së së ciles po na shfaqen probleme të theksuara si Ansambël. Përkundër kësaj, ai ftoi qytetarët që të premtën në qendër të Zhurit të bëhen bashkë në koncertin “ Sofra gurbetçare”. Ndryshe, kjo ngjarje kulturore sipas organizatorëve, në të ardhmen pritet të jetë tradicionale. Një koncert i tillë, vitin e kaluar është mbajtur në Kejin e Shatërvanit./tvprizreni