Mefi i VV-së “godet” PDK-në, ua bën për “hajër” vilat e Brezovicës dhe punësimin e djalit të Shaqir Totajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka “uruar” të gjithë politikanët pronarë në listat e vilave të sekuestruara në Brezovicë.

Mefi tha se u “çudit” që në këtë listë nuk ishte vëllau i tij, por zyrtarët dhe familjarët e figurave kryesore të PDK-së.

“Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit” shkroi Bajqinovci në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot qenkan publikuar emrat e politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të politikanëve që u janë sekuestruar vilat në Brezovicë, në zonën ku ndërtimet janë të palejuara.

“Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por “çuditërisht” po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së.

Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit.