09-08-2026

Tejkalime të rrezikshme, dy shoferë në Shtime gjobiten me 300 dhe 400 euro

Policia ka ndëshkuar dy shoferë në Shtime për kundërvajtje të rënda në trafik, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë, transmeton Klankosova.tv.

Shoferi F.O., 33-vjeçar, i cili drejtonte një automjet “VW Caddy”, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri.

Për këtë kundërvajtje, atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Ndërkohë, edhe shoferi M.B., 37-vjeçar, i cili drejtonte një “VW Passat”, është ndëshkuar për tejkalim në vijë të plotë.

Gjatë kontrollit, Policia ka konstatuar se automjeti që ai drejtonte kishte edhe regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025.

Për këto dy kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar gjithsej 400 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe zbatimin e ligjit.

Asnjë koment

Comments are closed.