24-11-2024

Menaxheri i marketit në Korishë thotë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Jasim Berisha, ka thënë se gjatë vjedhjes në “Viva Fresh Store” në fshatin Korishë, nga kamerat e sigurisë ishin parë katër persona e njëri prej tyre ishte i armatosur.

Për vjedhje po akuzohen V.Krasniqi, L. Sokoli, A. Ahmetaj dhe B. Sylaj po akuzohen për vjedhje grabitqare, kurse Xhafer Ahmetaj po akuzohet për përdorim të armës.

Në seancën e sotme, fillimisht Prokurori i shtetit, Genc Nixha, e lexoi aktakuzën, ku pastaj të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti

Seanca vazhdoi me fjalën hyrëse, ku Prokurori i shtetit, deklaroi se të gjitha provat që do të i paraqesim në këtë shqyrtim, do të vërtetojnë se këtu të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen si dhe paraqiti provat si shikimi i CD-së, propozimi i dëshmitarit si dhe listingun e telefonave të të pandehurve.

Ndërkaq të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve deklaruan se Prokuroria e Shtetit aktakuzën e ka ngritur duke mos u mbështetur në prova dhe se këto prova të cilat i ka propozuar Prokurori, janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe theksuan se pas administrimit të provave pranë kësaj gjykate do të provohet se të akuzuarit nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.

Menaxheri i marketit thotë se njëri prej grabitësve ishte i armatosur

Pas kësaj është vazhduar me marrjen në pyetje të të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar “ Viva Fresh”, Jasim Berisha deklaroi se në këtë market punon si menaxher, ndërsa në pikën në fshatin Korishë punon qe 2 vite.

Ai theksoi se për thyerjen e objektit ishte njoftuar nga sigurimi që punon në objekt.

Berisha tha se hyrja në objekt është bërë nga dera kryesore e lokalit, dhe tha se dollapi në zyrën e tij ishte i dëmtuar nga ku edhe janë marrë një sasi e cigareve si dhe çka ka pasur jashtë dollapit është marrë.

Ai tha se vlera e dëmit që i është bërë është në shumën prej 2 mijë e euro.

Berisha tha brenda 2 viteve lokali ishte i dëmtuar 3 herë në të njëjtën mënyrë dhe se nga kamerat e sigurisë i kishte parë 4 persona ku njeri prej tyre ishte i armatosur.

Pas kësaj, shqyrtimi i sotëm përfundoi dhe to të vazhdon nesër më 11.08.2021 në ora 09:00/BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.