Mërgimtarët fillojnë të kthehen pas Bajramit, pritje deri në një orë në Merdare për të dalë nga Kosova
Bashkatdhetarët që ishin për të vizituar familjet e tyre në Kosovë me rastin e Fitër Bajramit, kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë.
Me këtë rast kanë filluar të krijohen edhe kolona në pikat kufitare.
Lexo edhe:
Sipas raportimeve të Qendres Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdare duhet të pritet deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Kolona e automjeteve arrin deri në një largësi prej 300 metrash.
